Flash News

KRYESORE

‘Shkodranët kanë mungesë përgjegjshmërie’, PD i përgjigjet Lleshajt: Pasi lejuan të hyjë nën darët e Covid-19, vijnë e kakarisin si gjeli

‘Shkodranët kanë mungesë përgjegjshmërie’,

Ish deputetja demokrate Zamira Ulqinaku, përmes një statusi në Facebook i është përgjigjur deklaratës së ministrit Sandër Lleshaj, i cili gjatw një vizite në Shkodër, lidhur me shtimin e rasteve me Covid-19 në këtë qytet tha se ndodh për shkak të papërgjegjshmërisë së qytetarëve.

Ulqinaku thotë se këtë mungesë së përgjegjshmërisë e kanë treguar qeveritarët të cilët kanë neglizhuar në kryerjen e testimeve.

Ish deputetja akuzon qeverinë se braktisi Shkodrën në momentin që i duhej mbështetje.

“Në të vërtetë mungesë përgjegjshmërie në këtë situatë ka treguar vetëm Qeveria Rama, e cila nuk zbaton rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë: test, test dhe gjurmim të të infektuarve. Shkodra është shembulli se si Qeveria sillet me shqiptarët.

Të vetmet deklarata që degjojmë janë ulërima për izolim e kërcënimet për burg. E lanë në mëshirë të fatit, e braktisën qytetin tonë. Asnjë test! Edhe në rastet e zbuluara asnjë gjurmim. Pasi lejuan të hyjë Shkodra nën darët e Covid-19, tani bëhen të gjallë e vijnë e kakarisin si gjeli në grumbull të plehut.

Vizita e Lleshajt sot, i vlen vetëm propagandës e jo Shkodrës. Shkodrës kur i duhej mbështetja nga Qeveria, e braktisen.

Tani, në vend që të shfryjë duf ndaj shkodranëve, do ishte e duhur të sillnin tamponë e të bënin qindra testime”, shkruan Ulqinaku.

Të fundit