Flash News

KRYESORE

"Shkoi 3 herë në spital por mjekët nuk i dhanë rëndësi", zbardhen detajet për vdekjen e 36-vjeçares në Shijak

"Shkoi 3 herë në spital por mjekët nuk i dhanë

Janë zbardhur detaje të reja rreth 36-vjeçares nga Shijaku e cila gjeti vdekjen pak orë pasi u kthye nga spitali, ku sipas raportimeve nuk u trajtua me kujdesin e duhur nga mjekët, të cilët janë proceduar penalisht nga policia.

Bëhet me dije se gruaja ka shkuar tre herë pranë qendrës shëndetësore, por mjekët sipas familjarëve nuk i kanë dhënë shumë rëndësi.

Më pas, ajo është transferuar në spitalin e Durrësit, ku i është bërë një skaner dhe vizita por ka ndërruar jetë brenda dy orësh, pa e kuptuar se nga çfarë vuante.

Mësohet gjithashtu se 36-vjeçarja Margarita Keçi kishte dhimbje kraharori dhe koke.

Fqinjë të familjes shprehen se Margarita e cila jetonte me nënën, motrën dhe tre vëllezërit, dyshohet të jetë helmuar dhe nuk u ka treguar mjekëve për aktin e ndërmarrë.

Ndërkohë, ata thonë se familja kishte konflikte të vazhdueshme dhe në gjendje të rënduar ekonomike.

Gjithashtu, mësohet se sipas dëshmitarëve, mjekët e zonës i kanë bërë serume por gjendja e saj është përkeqësuar.

Ndërkohë, mjekësia ligjore pritet të hedhë më shumë dritë rreth shkakut të vdekjes.

Të fundit