Flash News

KRYESORE

Shkoi me vonesë në stërvitje, 90 mijë euro gjobë dhe largim në fund të sezonit për lojtarin e Milanit

Shkoi me vonesë në stërvitje, 90 mijë euro gjobë dhe

Mesfushori i ekipit të Milanit, Timue Bakajoko, ka marrë 90 mijë euro gjobë nga klubi pasi ka shkuar vetëm 10 minutat e fundit në stërvitjen e djeshme të ekipit.

Trajneri Gattuso nuk e ka pritur fare mirë këtë gjest të lojtarit, i cili u justifikua se i kishte mbaruar karburanti i makinës rrugës.

Sipas “SportMediaset”, përveç gjobës prej 90 mijë eurosh, francezi ka marrë një tjetër dënim nga drejtuesit e klubit.

Ata kanë vendosur ta kthejnë lojtarin te Chelsea në fund të sezonit, duke mos aktivizuar të drejtën e blerjes prej 35 milionë eurosh.

Të fundit