Flash News

KRYESORE

Shkoi në spital me komplikacione shëndetësore, ndërron jetë turisti ukrainas në Vlorë

Shkoi në spital me komplikacione shëndetësore, ndërron

Një shtetas ukrainas, 44-vjeç, ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

44-vjeçari, i cili ishte turist në Vlorë, u paraqit në spital rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, por që pavarësisht asistencës mjekësore nuk ka arritur dot të mbijetoi.

Mësohet se, viktima ka ndërruar jetë për shkak të Hepatitit C, sëmundje të cilën e vuante prej kohësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi nga Ukraina O.A., 44 vjeç.

Ky shtetas ka qenë akomoduar me pushime në një hotel në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë dhe pasi ka ndjerë komplikacione shëndetësore është transportuar në spital, vend në të cilin ka ndërruar jetë.

Nga veprimet dhe hetimet paraprake dyshohet se 44 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes kronike të Hepatitit C.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për vlerësim juridik.

Të fundit