Flash News

KRYESORE

Shkoi pa maskë në Itali, flet për herë të parë Gent Cakaj: Nuk kishte asnjë rrezik

Shkoi pa maskë në Itali, flet për herë të parë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj tregoi për herë të parë pse nuk vendosi maskë kur shkoi në Itali disa ditë më parë. Cakaj, në “Real Story”, u shpreh se nuk kishte asnjë rrezik se ndodhej mes njerëzve që zbatonin masat mbrojtëse.

“Kam qënë me njerëz që i kanë zbatuar masat mbrojtëse, nuk kishte kurrëfarë rreziku. Kam qënë për të dhënë solidaritet dhe mbështetje, fokusi duhet të jetë te aksioni që kemi ndërmarrë dhe jo te sjellja ime. Unë nuk jam në karantinë se kam thyer rregullat, ky është një rregull i përcaktuar nga qeveria dhe unë po e zbatoj do qëndroj për 14 ditë në vetëizolim”,- tha Cakaj.

Të dielën, Gent Cakaj shoqëroi 30 mjekët dhe infermierët që do të ndihmojnë personelin shëndetësor italian në luftën kundër koronavirusit. Cakaj, ndryshe nga mjekët por dhe homologu i tij italian Luigi Di Maio nuk vendosi maskë në fytyrë. Pas kthimit nga Italia, Gent Cakaj është future në vetkarantinë.

Të fundit