Flash News

KRYESORE

Shkoi pa maskë në Itali, Gent Cakaj futet në karantinë

Shkoi pa maskë në Itali, Gent Cakaj futet në karantinë

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme Gent Cakaj është future në karantinë. Dy ditë pasi shkoi në Itali, ku përcolli 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që do të shërbejnë në vendin fqinj për një muaj, Gent Cakaj është vetëizoluar.

Sipas Balkanëeb, Ministri Cakaj po respekton ligjin për vetëkarntinimin pasi u kthye nga jashtë. Duhet të kujtojmë se Gent Cakaj, ndryshe nga mjekët dhe infermirët, por dhe homologu i tij italian Lugidi Di Maio dhe stafi që e priti në Romë, u shfaq pa maskë mbrojtëse gjatë takimeve në Itali.

Kjo ka bërë që ai të futet në karantinë ku tashmë do të qëndrojë për 14 ditë, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Të fundit