Flash News

KRYESORE

Shkoi për të mbushur ujë, punëtori i rrugës mbytet në lumin Valbona

Shkoi për të mbushur ujë, punëtori i rrugës mbytet

Një person është mbytur sot në lumin e Valbonës në përpjekje për të mbushur ujë.

Sipas informacionit të policisë shtetasi është banori i fshatit Valbonë me iniciale G.Z, i cili është punonjës i firmës për mirëmbajtjen e rrugës.

Forcat e policisë në bashkëpunim me banorët e fshatit kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij nga ora 13:30 deri në 17:30 duke i ndërprerë për shkak të errësirës për të rifilluar përsëri në orët e para të mëngjesit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.12.2017, rreth orës 12.50, në Sallën operative të Komisariatit të Policisë Tropojë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Valbonë afër ish-turizmit të Valbonës dyshohet të jetë mbytur në lumë shtetasi G.Z.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor, ku nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi G.Z., 35 vjeç, banues në Tropojë, punëtor i firmës së mirëmbajtjes së rrugës, duke punuar në breg të lumit Valbonë, gjatë pushimit të drekës, ka shkuar për të mbushur ujë në afërsi të lumit dhe nuk është kthyer më.

Në afërsi të burimit, është gjetur jeleku i punës që mbante veshur ky shtetas. Shtetasi G.Z, dyshohet të ketë rënë në lumë. Nga forcat e Policës në bashkëpunim me banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij, nga ora 13:30 deri në orën 17:30, ku për shkak të errësirës, janë ndërprerë kërkimet për ti rifilluar në orët e para të mëngjesit

Të fundit