Flash News

KRYESORE

Shkoi për të vjedhur, shqiptari hidhet nga dritarja pasi gjeti brenda pronarin e banesës

Shkoi për të vjedhur, shqiptari hidhet nga dritarja pasi gjeti brenda

Një i ri shqiptar i cili është futur në një banesë në Itali për të vjedhur, por brenda gjeti pronarin e saj.

I gjetur në një situatë të tillë, i riu u hodh nga dritarja e banesës me një lartësi prej 2 metrash. Nga ky veprim 22 vjeçari është dëmtuar duke thyer këmbët. Ndërkohë policia është njoftuar nga pronari i shtëpisë dhe ka mbërritur në vendngjarje duke bërë ë mundur arrestimin e hajdutit. Sipas “Ansa” i riu kishte dhe një bashkëpunëtor i cili arriti të arratisej duke i shpëtuar policisë.

Karabinierët sekuestruan në cilësinë e provës materiale një çantë shpine brenda të cilës u gjendën disa sende të vjedhura.  Direkt pas ngjarjes shqiptari është dërguar në spital ku ju nënshtrua një operacioni. Aktualisht ai ndodhet në burg duke pritur masën e dënimit.

Të fundit