Flash News

KRYESORE

Shkoi për t’u larë, mbytet në ujrat e liqenit 16-vjeçari nga Kukësi

Shkoi për t’u larë, mbytet në ujrat e liqenit

Mbytet teksa po lahej në ujrat e liqenit një 16-vjeçar në Kukës. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bardhoc në Hanin e Laçit.

Përmes një njoftimi policia bënë me dije se viktimë ka mbetur i riu me inicialet L.G., i cili kishte shkuar në liqen për t’u larë.

“Në liqen në vendin e quajtur Hani i Laçit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc. Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit