Flash News

KRYESORE

Shkojnë në klinikë me makinën e shpuar nga plumbat, bien në pranga 3 shqiptarë

Shkojnë në klinikë me makinën e shpuar nga plumbat, bien

Një sherr i ashpër i ndodhur dje në Acerra, provincë e Napolit, ka bërë që policia të arrestojë tre të rinj shqiptarë të moshës nga 21 deri në 28 vjeç: Joland Muliu, më i madhi në moshë, Gjergji Piku 21 vjeç dhe Aurel Xhili 22.

Ndaj të treve rëndon akuza e ushtrimit të dhunës me pasoja të rënda. Policia arriti t’i identifikojë menjëherë pas sherrit. Pasi ndërhynë në vend-ngjarje, ata gjetën dhe sekuestruan disa gëzhoja. Më pas hetimet bënë të mundur që të zbulohej se gjatë atyre orëve, në një klinikë lokale kishin mbërritur dy burra që kishin plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit.

Bëhej fjalë për Muliun dhe Pikun. Nga ana tjetër, në parkimin e klinikës agjentët kanë zbuluar një makinë me disa vrima nga plumbat, e cila në brendësi kishte një sedilie të njollosur me gjak dhe dy shkopa bejsbolli, të cilat u sekuestruan. Në zonën përbri ishte i pranishëm edhe shqiptari i tretë Xhili, që u ndalua pak më pas.

Të fundit