Flash News

KRYESORE

Shkojnë për predhën, xhanierët e Forcave të Armatosura gjejnë arsenal armësh në Pukë

Ditën e djeshme, 'Balkanweb' publikoi lajmin se në Pukë, punonjësit e gjelbërimit kishin gjetur një predhë 120 mm. Pas këtij lajmi, Ministria e Mbrojtjes ka dërguar ekipin EOD (explosive ordnance disposal) të Forcave të Armatosura në Bashkinë e Pukës.

Por gjatë kërkimeve dhe krehjes së zonës, xhanierët e Forcave të Armatosura kanë gjetur një arsenal municionesh.   40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht.

Sipas verifikimeve paraprake, ka dyshime se ky arsenal municionesh është nga depot e FA dhe janë hedhur në zonë gjatë trazirave të vitit 1997, duke u kthyer në një rrezik serioz për jetën e banorëve.

Kujtojmë se para disa kohësh, në po të njëjtën zonë, ka humbur jetën një vogëlushe 6-vjeçare.

Të fundit