Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mirela Karabina
Këto ditë, përmes medias, Ministria e Arsimit dhe Qeveria deklaruan hapjen e “Shkollës së Drejtorëve” për institucionet e arsimit parauniversitar, një kurs me afat të shkurtër kohor që duhet të ndjekin drejtuesit aktualë të shkollave dhe kandiatët për drejtues.Tashmë, e drejta për të qenë drejtues mund të realizohet, vetëm nëse pajisesh me certifikatë trajnimi të kësaj shkolle. Marrëveshja midis Ministrisë së Arsimit dhe një Fondacioni për të trajnuar dhe certifikuar drejtuesit arsimorë të sistemit parauniversitar duke shpërfillur aktorët e fushës, Universitetin, e bën këtë proces të njëanshëm, arbitrar, politik dhe pragmatist.
Pra, diplomën universitare në fushën e drejtimit dhe administrimit në arsim, ministria e zëvendësoi me certifikatën e “Shkollës së Drejtorëve”.
Po, çfarë është Shkolla e Drejtorëve?
A po përdoret politikisht?
E paraqitur nga ministria përgjegjese për arsimin dy vite më parë, Shtator 2016, si pjesë e reformës dhe “ind lidhëz”, Instituti i lidershipit Arsimor (i pagëzuar me këtë emër) do të trajnonte 200 drejtues aktualë, si një projekt pilot financuar nga UNICEF me qëllimin “formimin e drejtuesve të shkollave si profesionistë dhe sigurimin përmes certifikatës, cilësinë e këtij formimi”.
Edhe pse pa bazë ligjore dhe në shkelje të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe me kundërshtitë e institucioneve përkatëse, ky projekt pilot u realizua duke sjellë çoroditje në sistem në lidhje me programet ekzistuese universitare të formimit të drejtuesve.
Po, pse ministria nxitonte të krijonte një institucion të tillë, edhe pse në kundërshtim me ligjin?
Sepse donte të certifikonte drejtuesit e shkollave të emëruar nga ajo vetë.
Sepse financimi jo i vogël i UNICEF-it për projektin pilot paraqiste interes “të madh” për Ministrinë përgjegjëse të Arsimit, “mbrojtësit fanatikë” të së cilës nuk i ndali as shkelja e ligjit për të realizur projektin gjashtë mujor, financiarisht “të majmë”.
Tashmë, Ministria sanksionoi me ligj “Shkollën e Drejtorëve” me qëllim trajnimin e drejtuesve aktualë dhe sigurimin e certifikatës, por duke e dëmtuar këtë proces: sepse ministria i mohoi të drejtën ligjore Institucioneve të Arsimit të Lartë, të cilat kanë misionin e formimit fillestar të drejtuesve të shkollave dhe, njëkohësisht, duke legjitimuar politikën penguese të saj për lirinë akademike dhe zhvillimin e universiteteve.
Por, formimi dhe kualifikimi i drejtuesve të shkollave nuk ka qenë i munguar përgjatë këtyre viteve. Në fillim të viteve 2000, Instituti i Studimeve Pedagogjike (më vonë IZHA) në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës kualifikonte drejtuesit e institucioneve arsimore dhe kandiatët për drejtues me kurse njëmujore, “për problemet e drejtimit dhe administrimit të shkollës”. Nga viti 2008 dhe në vazhdim, Institucione të Arsimit të Lartë (IAL) ofrojnë programe të ciklit të dytë në fushën e drejtimit dhe administrimit të arsimit. Këto institucione kanë kontribuar në formimin e drejtuesve të shkollave dhe në zhvillimin e fushës së drejtimit dhe administrimit të arsimit.
Kështu që, ministrisë nuk i ka interesuar formimi dhe kualifikimit i drejtuesve, por ndërtimi i një strukture të centralizuar të sajën, një “shkollë” për drejtuesit “e saj”.
Dhe, këtë e realizoi me mbivendosje institucionesh, të cilat kanë synim dhe objektiva të ndryshme: univesiteti bën formimin fillestar të drejtuesve me lektorë të njohur dhe përvojë të gjatë në fushën e drejtimit dhe menaxhimit të arsimit, ndërsa shkolla e drejtorëve bën trajnimin dhe certifikimin e tyre.
Fakt është se interesin ndaj drejtuesve të shkollave, kjo ministri e ka treguar sapo erdhi në pushtet, më 2013-ën. Këshilltarët arrogantë të saj shpërfillën, denigruan, dhunuan psikologjikisht drejtuesit e shkollave duke i detyruar të jepnin dorëheqje.
Kjo është pasqyruar dhe në raporte të ndryshme si “Shqipëria shkarkoi ilegalisht drejtuesit e shkollave” raport vlerësimi i siguruar nga BIRN, ku 60% e ish-drejtuesve, në Tiranë, deklaruan se ishin detyruar të jepnin dorëheqje dhe 40% deklaruan se ishin shkarkuar pa bazë ligjore.
Dukshëm, politika ka bërë ndarjen e drejtorëve të shkollave në “tanët” dhe “tyret” , duke vendosur ‘traun” ndarës mes kolegësh në të njëjtën shkollë dhe shkollave të ndryshme.
Ndërrimi i pushtetit është kushti themelor i ekzistencës së tyre si drejtues.
Dhe tani, ky pushtet po i certifikon si të tillë.
Po, për çfarë vallë i duhen ministrisë dhe qeverisë drejtuesit e shkollave?
Jo për vlefshmërinë e tyre në cilësinë e drejtimit dhe administrimit të shkollës, por për përdorimin politik te tyre si komisarë të politikave qeverisëse.
Ky realitet i trishtë, ky përdorim politik i këtij procesi, por mjaft i dëmshmë për shkollën dhe shoqërinë kërkon një ndryshim të kësaj qasje. Padyshim, shkolla dhe shoqëria kërkon drejtues të kualifikuar, të cilët duhet të marrin një formim universitar cilësor dhe profesional.
Por, kjo do të bëhet me një proces transparent me aktorë të fushës dhe grupet e interesit, në mënyrë që të përcaktohet modeli më i përshtatshëm i formimit dhe zhvillimit profesional të drejtuesve të shkollave me kapacitetet aktuale dhe jo duke i përjashtuar.
Përcaktimi i qartë i vlefshmërisë së programeve universitare do të sillte vazhdimësinë dhe zhvillimin e tyre, duke ruajtur cilësinë e formimit të drejtuesve me formim universitar.
Gjithashtu, bazuar në përvojat më të mira botërore, por duke ndërtuar modelin tonë do të mundësohej përcaktimi i qartë i standardeve të drejtuesve me një proces transparent dhe cilësor.
Kështu që “Shkolla e Drejtorëve” e ndërtuar me udhëzim nga lart dhe qasja e ministrisë dhe politikave të saj ndarëse të drejtuesve në “tanët” dhe”tyret” nuk mund të jetë një” ind lidhëz”, por, në fakt, është një mutacion indi, i cili “ bren” sistemin duke shpërfillur vlerat, duke zhvlerësuar institucionet dhe duke deformuar modelin.
Shoqëria ka nevojë për një proces cilësor që t’i shërbejë të gjithëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38