Flash News

KRYESORE

"Shkollat do të hapen", Rama konfirmon vendimin: Është çështje delikate, por do koordinohet me përgjegjësi maksimale

"Shkollat do të hapen", Rama konfirmon vendimin: Është

Kryeministri Rama ka konfirmuar lajmin për hapjen e shkollave në shtator. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se “kjo është një çështje tepër delikate për të cilën shumë vende të botës kanë zgjedhur mënyra të ndryshme zgjidhje.”

Pavarësisht vendimit të qeverisë për uljen e nxënësve në bankat e shkollave që nga shtatori, kryeministri thekson se siguria është primare.

“Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend”, shkruan Rama

Reagimi i plotë i Ramës:

SHKOLLAT DO TË HAPEN

Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin.

Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend.

Të fundit