All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

"Shkollat e dëmtuara nga tërmeti, ende të rrënuara", Tabaku akuza Ramës e Ahmetajt: Gënjeshtarët që premtuan rindërtimin, sot heshtin!

"Shkollat e dëmtuara nga tërmeti, ende të
All - Paragraf - 1

Vijojnë akuzat e Partisë Demokratike ndaj kryeministrit Rama për cilësinë e shkollave në kuadër të fillimit të vitit të ri arsimor.

All - Paragraf - 3

Përmes postimit të një video në rrjetet sociale, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka akuzuar Ramën për mashtrim, ndërsa tregon se premtimet e tij dhe të ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, për shkolla të reja në vitin akademik 2020-2021 nuk janë mbajtur.

Tabaku rrëfen se viti shkollor po nis shkollat ende të rrënuara pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa tregon se “gënjeshtarët Rama dhe Ahmetaj, nuk e mbajtën premtimin me zë dhe figurë që bënë përpara nxënësve, mësuesve dhe prindërve.”

Reagimi i plotë i Tabakut:

Rama gënjen për të qeverisur dhe qeveris për të vjedhur shqiptarët. Viti shkollor po nis kurse shkollat janë ende të rrënuara. Kjo është e vërteta. Gënjeshtarët premtuan rindërtimin me zë dhe figurë përpara nxënësve, mësuesve dhe prindërve kurse sot heshtin.

Bashkëngjitur video me premtimet e pa mbajtura të Ramës për shkollat:

Të fundit