Flash News

KRYESORE

Shkollat e shembura nga tërmeti, PD: Rreth 700 nxënës bëjnë kilometra për të ndjekur mësimin

Shkollat e shembura nga tërmeti, PD: Rreth 700 nxënës

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë vizituar sot disa shkolla të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, përkatësisht  shkolla e mesme e bashkuar në Bubq dhe ajo në Pezë.

Sipas tyre, të dyja shkollat kanë rreth 700 nxënës, por për rikonstruksionin e tyre nuk është kujdesur askush, duke i lënë të rrënohen me kalimin e kohës dhe të dëmtohen plotësisht nga tërmeti.

Tani, 700 fëmijë detyrohen të bëjnë shumë kilometra rrugë për të ndjekur shkollën, ndërsa qeveria, 5 javë pas tërmetit, nuk ka bërë ende publik një plan për rindërtimin e tyre.

Çlirim Gjata, sekretar për çështjet ligjore, PD, tha nga shkolla në Bubq, ku studiojnë 280 nxënës, se aty nuk është bërë asnjë investim.

“Jemi tek shkolla e mesme e bashkuar e Bubqit, ku ka 280 nxënës nga mosha 6-18 vjeç. Në këtë shkollë nuk është bërë asnjë investim, asnjë rikonstruksion. Shkolla është shembur, është jofunksionale dhe e kanë shembur pa pritur hetimet. Ne kemi dëgjuar rreth muajit shtator ministren e arsimit që ka thënë: ‘ne nuk do të investojmë për shkolla ku ka 7, 10, 15 apo 20 nxënës, sepse nuk ia vlen’. Nuk do t’i hyj kësaj deklarate absurde, se pse ata 5 ose 10 nxënës nuk paskan të drejtën e arsimimit, kjo është çështje tjetër, po këtë që ka pasur 280 nxënës, ku e ka rikonstruksionin, investimin, riparimin, interesimin? Po të kishte ndodhur ditën çfarë katastrofe humanitare do t’u ndodhte fëmijëve?! Ngutja për të zhdukur gjurmët si në Thumanë, rasti që është zhdukur gjithçka këtu, nuk kemi asnjë interesim, megjithëse është shkollë e mesme e bashkuar me 280 nxënës. Këta fëmijë i ka shpëtuar Zoti në një lloj kuptimi”, deklaroi Gjata.

Ai i kërkoi Prokurorisë të hetojë dhe të bëjë transparente hetimet.

“Kemi parë Prokurorin e Përgjithshëm i cili një ditë pas emërimit shkoi në Prokurorinë e Durrësit dhe tha ‘prokuroria tani do të lëvizë’. Të shohim nëse prokuroria ka mësuar të ecë, shoë mbaroi. I nderuar prokuror i përgjithshëm, prokuror i rrethit të Krujës, Durrësit apo SPAK-ut, kushdo që e ka në dorë, ka mundësi të shohim diçka konkrete nga ju? Duhet filluar se kush i dha këto leje, kush i bëri këto tenderime, kush i mori në dorëzim këto shkolla”, tha ai.

Të fundit