Flash News

KRYESORE

Shkon në 10 numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri, dy janë raste të reja  

Shkon në 10 numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri, dy

Shkon në 10 numri i personave të prekur nga coronavirusi në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë në një konferencë për mediat.

Sipas zyrtares janë testuar 114 raste të dyshuara dhe prej tyre kanë rezultuar 10 raste pozitive, ku nga këto dy raste janë të reja dhe që s’kanë lidhje me dy të infektuarit e parë.

“10 persona janë pozitivë. Nga këto janë dy të infektuarit e parë, 6 perosna ishin persona kontakti me babë e bir, si dhe dy raste të tjera janë të reja që nuk janë të lidhura me dy rastet e para.

Një i sëmurë ndodhet në spitalin infektiv dhe që ka histori udhëtimi një ditor në Milano dhe një tjetër në spitalin e Durrësit”, tha Rakacolli.

Të fundit