Flash News

KRYESORE

Shkon në 4 numri i viktimave me Covid-19 në Shqipëri, 61-vjeçari nga Tirana pëson vdekje klinike

Shkon në 4 numri i viktimave me Covid-19 në Shqipëri,

Shkon në katër numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri.

Viktima e fundit është një 43-vjeçar nga Kavaja, i cili ishte i shtruar në terapi intensive në spitalin Infektiv. Sipas MSH viktima veç obezitetit, nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

“Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

Pas rëndimit të gjendjen gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”, thuhet në njoftimin e parë të MSH.

Po ashtu, mbrëmë humbi jetën edhe një 71-vjecar nga Kuçova, i cili gjithashtu vuante edhe nga disa sëmundje të tjera.

Viktimat e tjera janë 73 vjecare nga Durrësi dhe një 66 vjecar nga Lushnja.

61-vjeçari nga Tirana u raportua i vdekur, ministria korrigjon njoftimin: Pësoi vdekje klinike

Pasi u raportua si viktima e pestë, ky fakt është hedhur poshtë pak minuta më vonë nga Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se 61-vjeçari nga Tirana është ende në jetë, por në gjendje të rëndë.

"Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë!", njofton ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i parë:

“Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”, njofton MSH.

Të fundit