Flash News

KRYESORE

Shkon në 42 numri i të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri, infektohen 2 pjesëtarë nga personeli i spitalit “Shefqet Ndroqi”

Shkon në 42 numri i të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri,

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, përmes një deklarate për mediat ka njoftuar mbi situatën aktuale dhe numrin e të prekurve në vendin tonë me koronavirus.

Rakacolli njoftoi se sot janë evidentuar katër raste të reja me COVID-19. Pra në total numri i të prekurve shkon në 42.

Mes 42 personave të prekur, janë dhe dy pjesëtarë të personelit mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Rakacolli njoftoi se aktualisht këta punonjës nuk kanë simptoma dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar.

Ministria bëri me dije se tre prej tyre janë në terapi intensive, konkretisht një 66 vjeçar nga Lushnja, një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50 vjeçar nga Tirana.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 26 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Ministria e Shëndetësisë apleoi qytetarët që të mos vizitojnë të afërmit e tyre nëpër spitale dhe të tregojnë të vërtetën nëse kanë udhëtuar jashtë, duke apeluar se është e vetmja mënyrë për të përballuar situatën.

Të fundit