Flash News

KRYESORE

Shkon në 84 numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi, 11 raste të reja sot

Shkon në 84 numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi, 11

Ministri i Shëndetësisë së Greqisë Vasilis Kikilia, ka deklaruar se numri i personave të infektuar me koronavirus në vend ka prekur shifrën 84.

Ndërkohë, një zëdhënës për EODY, Profesori i Sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiordas, njoftoi se ditën e sotme u evidentuan 11 raste të reja me virus.

Nga 84 pacientë, 27 janë në spital ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë me pneumoni të rëndë në Spitalin Rio, shkruan media greke Zougla.

Nga 84 rastet e infektimit, 81 persona janë vendas, ndërsa 3 të tjerët vizitorë të huaj.

Ndërkohë në Gjermani u regjisturan dy vdekjet e para për shkak të koronavirusit. Lajmin e dhanë autoritetet shëndetësore gjermane. Një person vdiq në Heinsberg dhe një në Essen.

Të fundit