Flash News

KRYESORE

Shkon në katër numri i policëve të plagosur në veri të Kosovës, reagon KFOR: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë

Shkon në katër numri i policëve të plagosur në veri

Shkon në katër numri i policëve të plagosur në Veri gjatë aksionit për arrestimin e disa personave në kërkim, ndërsa po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Ndërkohë, që vijon operacioni policor i shtrirë në disa rajone si komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas, ka reaguar edhe KFOR ku shprehet i gatshëm të ndërhyjë në rast se është e nevojshme.

“Lidhur me situatën aktuale, KFOR-i informon se Policia e Kosovës po kryen një operacion policor në tërë Kosovën, pas fletarrestimeve të lëshuara nga Gjykata e Prishtinës në lidhje me një hetim mbi korrupsionin. KFOR-i konfirmon se kjo është vetëm një operacion policor dhe se as Forca e Sigurisë së Kosovës ose ndonjë forcë tjetër ushtarake nuk është vendosur në veri të Kosovës.Për shkak të ndjeshmërisë politike të momentit, komandanti KFOR-it i ka ftuar të gjitha palët që të merren me mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi, pa asnjë forcë ose dhunë. Njerëzit duhet të qëndrojnë të qetë, nuk kanë asgjë për t’u frikësuar”, thekohet në komunikatë e ndër të tjera ka deklaruar se vazhdon të monitorojë situatën dhe se është i gatshëm të ndërhyjë, nëse kërkohet si përgjegjës i tretë, në mënyrë që të garantojë sigurinë për të gjitha Komunitetet, në përputhje me mandatin e vet sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Nga operacioni i nisur që në mëngjes janë kryer disa arrestime, përfshirë zyrtarë policorë të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, të dyshuar si të korruptuar dhe të përfshirë në krimin e organizuar.

Të fundit