Flash News

KRYESORE

Shkon në katër numri i të prekurve nga antraksi në Gjirokastër

Shkon në katër numri i të prekurve nga antraksi në

Katër persona janë infektuar nga sëmundja e antraksit, ose siç njihet ndryshe plasja në qarkun e Gjirokastrës. Rastet janë shënuar në fshatin Sukë, Bashkia Këlcyrë ku janë prekur tre persona të së njëjës familje, ndërsa në kullotën e Malit të Çajupit në Gjirokastër është infektuar po ashtu edhe një 12 vjeçar. Shefi i Shërbimit të Epidemiologjisë, Xhelo Brahimi, thotë se burim infeksioni ka qenë një bagëti e sëmurë dhe se mishi nuk është konsumuar nga pacientët.

Sipas Brahimit, “Në dy persona është gjendja e përgjithshme e mirë. Ndërsa rasti i parë është dërguar në Spitalin Infektiv në QSUT, por është jashtë rrezikut për jetën. Është antraks në lëkurë dhe jo në organet e brendshme”.

Drejtori i Bujqësisë Kostandin Rrapi shprehet se temperaturat e larta favorizojnë riaktivizimin e vatrave të vjetra të antraksit. Në qarkun e Gjirokastërs ai thotë se janë regjistruar 4 vatra antraksi ndërsa u bën thirrje fermerëve që ti groposin menjëherë bagëtitë e ngordhura.

“Sivjet kemi 4 vatra të shfaqura që nuk janë parë në 140 vitet e fundit. Kemi të bëjmë me një therje të një kafshe të sëmurë. Çdo kafshë e ngordhur duhet të groposet nga fermeri”, thote Rrapi.

Qarku i Gjirokastrës njihet si një nga zonat më problematike të shfaqjes së kësaj sëmundje infektive. Specialistë u bëjnë thirrje banoreve te tregohen të kujdesshëm, të lajmërojnë menjëherë shërbimin veteriner nëse konstatojnë raste të tilla dhe të mos konsumojnë mish nga këto bagëti.

 

Të fundit