Flash News

KRYESORE

Shkon në Kuvend projektligji që ndryshon Kodin penal për rregullat e ndërtimit, deri në 15 vite burg kush i shkel

Qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin që parashikon ashpërsimin e Kodit Penal në fushën e ndërtimit.

Ky projektligj ka për qëllim ndëshkimin deri në 15 vite burg ata persona që ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme në konstruksionin e ndërtesave.

Sipas draftit të publikuar nga Politiko, parashikohen dënime me gjobë deri ne 5 vite burg për ata persona që kryejnë ndërhyrje në banesat ekzistuese, e që rrezikojnë shembjen e pjesshme apo të plotë të saj.

Madje, sipas projektligjit, kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, personi përgjegjës dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet burg, kurse inxhinierët dhe projektuesit do të dënohen nga 1 deri në 5 vite burg nëse lejojnë ndërtime jashtë standardeve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Qeveria u vendos në lëvizje për të hartuar projektligjin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Të fundit