Flash News

KRYESORE

Shkon në Rusi për të parë Botërorin, këngëtarit i grabisin bizhuteritë me vlerë 787 mijë dollarë

Këngëtarit i famshëm kolumbian, Juan Luis Londono, i njohur si Maluma është grabitur në një hotel në Moskë, ku grabitësit i kanë marrë bizhuteri me vlerë 787 mijë dollarë.

“Qytetari kolumbian Juan Luis Londono paraqiti një raport të policisë në lidhje me një grabitje që u zhvillua në suitën e tij në hotelin ‘Four Seasons’ në Moskë. Në mesin e artikujve të vjedhur janë rrathë Cartier, disa Rolex, Hublot, Patek Philippe dhe orët Audemars Piguet, si dhe një kuletë” ka thanë një burim i brendshëm për TASS.

Sipas burimit, një person i panjohur ka prezantuar veten si një mysafir i këngëtarit dhe ka marrë një kopje të çelësit elektronik.

Pas grabitjes, hajduti u arratis. Policia ruse ka filluar procedurën penale nën nenin “Vjedhje” të Kodit Penal Rus.

Të fundit