Flash News

KRYESORE

Shkon në tre milionë numri i personave të infektuar me Covid-19 në mbarë botën

Shkon në tre milionë numri i personave të infektuar me Covid-19

Arrin në mbi tre milionë numri i personave të infektuar me covid-19 në të gjithë botën, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Gati një e treta e të gjitha infeksioneve janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara, kurse 211,170 është numrin i viktimave.

Deri tani 211 vende dhe territore kanë raportuar më shumë se 3,041,000 raste me coronavirus në botë që nga Kina, ku u raportuan rastet e para në Organizatën Botërore të Shëndetit (ËHO) në dhjetor.

Spanja pason SHBA-të si komb me numrin e dytë më të lartë të rasteve Covid-19, me një total prej 229.422, e ndjekur nga Italia, Franca dhe Gjermania.

Të fundit