Flash News

KRYESORE

Shkon në zyrë për të punuar, kryeministrja sjell në jetë vajzën e parë

Shkon në zyrë për të punuar, kryeministrja sjell në

Kryeministrja e  Zelandës së Re Jacinda Ardern ka lindur fëmijën e saj të parë, një vajzë që peshon 3.31 kg. Ardern është udhëheqësja e dytë në historinë modern që lind gjatë kohës që është në detyrë.

Ardern u dërgua nga zyra në një spital të qytetit Auckland sot në mëngjes herët. 37-vjeçari i ka kaluar detyrat e saj Zëvendës Kryeministrit Winston Peters, ndërsa ka marrë 6  javë leje lindjeje.

Megjithatë, ajo tha se do të konsultohet për çështjet te rëndësishme dhe do të vazhdojë të lexojë gazetat e kabinetit gjatë kohës që do jetë me leje.

Foshnja lindi në orën 16:45 (04:45 GMT).  Ardern shpërndau lajmin e lindjes në mediat sociale, duke thënë se ndihej shumë e lumtur dhe falenderonte stafin në spital.

Të fundit