Flash News

KRYESORE

Shkreli: Në ditët në vazhdim lëkundjet më të lehta, energjia sizmike drejt rënies

Shkreli: Në ditët në vazhdim lëkundjet më të

Artan Shkreli zv. ministër i Infrastukturës në mbledhjen e sotme të qeverisë sqaroi edhe aktivitetin sizmik në vendin tonë. Ai tha se në ditët në vijim lëkundjet sizmike do të jenë më të lehta, kjo pasi sipas tij energjia sizmike është drejt uljes.

"Në ditët në vazhdim mund të ketë lëkundje më të lehta sepse energjia sizmike vjen në rënie. Sizma më e madhe ka kaluar.

Në rastet që kemi gjetur ne gjatë operacioneve, kanë shpëtuar njerëz që kanë qenë, poshtë krevateve, poshtë tavolinave pra nën objekte që kanë trarë. Nuk duhet qëndruar pranë mureve por në qendër. Katet e para mund të dalin menjëherë, ndërsa katet e tjera duhet të presin një pauzë”, sqaroi Shkreli.

Të fundit