Flash News

KRYESORE

Shkresa/ Beqaj propozon ulje pensionesh e pagash, por dikur i kërkonte lekët shtetit se u largua nga posti i ministrit

Pak ditë më parë, ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj artikuloi publikisht idenë e uljes së pagave në administratën publike apo dhe të pensioneve për të përballuar krizën nga koronavirusi. Megjithatë, këto deklarata kanë gjetur kundërshtinë e opozitës por dhe të personaliteteve publik në vend.

Ndërkohë, Ilir Beqaj, që propozon “shtrëngim rripi” për pensionistët dhe punonjësit e administratës, vetëm tre vjet me parë i kërkonte kokë më kokërr lekët shtetit shqiptar, pasi Kryeministri Rama e largoi nga posti i ministrit. Ish-gazetari i emisionit “Opinion” Dritan Laçi publikoi një dokument ku urdhërohej dhënia e pagave për Ilir Beqajn.

Ndërkohë, gazetari ka denoncuar edhe faktin se nëna e tij, e cila është larguar nga puna, edhe pse ka fituar me gjyq të drejtën e dëmshpërblimit ende nuk është paguar plotësisht nga bashkia e Tiranës. Ndërkohë, opozita e ka quajtur “kriminale” deklaratën e Ilir Beqajt, si e nxitur nga lart me qëllim që të testohen qytetarët shqiptarë.

Të fundit