Flash News

KRYESORE

Shkresa/ Kuvendi i dërgon KQZ-së letrën e dorëheqjes së Saimir Tahirit

Ditën e sotme, Kuvendi ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar pasi Saimir Tahiri njoftoi dorëzimin e mandatit të deputetit.

Në shkresën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm thuhet ndër të tjerash se “Kuvendi i njofton Komisonit Qendror ët Zgjedhjeve krijimin e vakancës për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit Saimir Tahiri, deputet i pavarur, por në listën shumëemërore të Partisë Socialiste, qarku Tiranë, për të vijuar me procedurat e zëvendësimit të tij me deputetin e radhës sipas listës”.

Sipas listës shumë emërore të PS-së në qarkun e Tiranës, mandati i lënë nga Tahiri i kalon Spartak Brahos.

Të fundit