Flash News

KRYESORE

“Shkrihet” një grup parlamentar, Ruçi: Janë larguar prej tij katër deputetë

“Shkrihet” një grup parlamentar, Ruçi: Janë larguar

"Shkrihet" grupi parlamentar i partive të djathta.

Lajmin e ka bërë të ditur sot në Kuvend kreu i saj, Gramoz Ruçi që në nisjes të seancës parlamentare.

Sipas Ruçit, shkak për shkrirjen e këtij grupi është bërë largimi i 4 deputetëve.

“Dua t’ju bëj me dije se grupi i partive të djathta është shkrirë, për shkak se ka një numër më të vogël deputetësh sesa është kuorumi. Janë larguar prej tij 4 deputetë”, u shpreh Ruçi.

Sipas rregullores në fuqi, krijimi i një grupi parlamentar kërkon minimumi shtatë deputetë.

Të fundit