Flash News

KRYESORE

Shkrime me fakte të falsifikuara, “gazetari i vitit” kthen katër çmimet e fituara

Shkrime me fakte të falsifikuara, “gazetari i vitit” kthen

Claas Relotius, është gazetari gjerman që u “kthye vetë në lajm”, pasi pranoi se kishte sajuar dhe falsifikuar faktet me shkrimet e njohura, që i dhanë atij katër çmime të rëndësishme në fushën e gazetarisë.

Revista gjermane Spiegel vërtetoi se ai kishte sajuar të dhënat për një numër artikujsh të botuar. Por, në këto kushte, gazetari është detyruar të kërkojë falje dhe të kthejë trofetë e fituar.

Bëhet fjalë për tre çmimet që gazetari gjerman i ktheu lidhur me artikujt e botuar në "Spigel", ndërsa i katërti ishte për një shkrim të botuar në "Reportagain".

Revista ka marrë masë të menjëhershme ndaj tij duke e pushuar nga puna, pasi në rreth 60 artikuj të publikuar, në 14 prej tyre kishte shtrembëruar faktet.

Të fundit