Flash News

KRYESORE

Shkrimi i CNN për zjarret në Shqipëri, Braçe iu hakërrehet piromanëve: Bravo qelbësira! Ja dolët

Shkrimi i CNN për zjarret në Shqipëri, Braçe iu

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër nëpërmjet një statusi në facebook, pas publikimit të lajmit në CCN për situatën e zjarreve në vendin tonë. Pasqyrimi i situatës emergjente nga zjarret në mediat ndërkombëtare, ka bërë që Braçe të “shpërthejë” ndaj zjarrvënësve të qëllimshëm, që sipas tij e kanë pasion dhe argëtim shkrepsen. Ndërkohë që nuk harron të thumboj dhe kundërshtarët politikë, duke i konsideruar si “nxitës të tellallit të zi politik”.

Statusi i plotë:

Bravo qelbesira! Ja dolet te jeni ne CNN si pirromane, me veprat tuaja!

Shikoni, ky vend do vijoje te digjet dhe jo prej motit!

Ky vend do vijoj te digjet, prej cdo qelbesire qe shkrepsen e ka hobi, sport apo argetim; me keq, e ka shfryrje mendore apo biologjike, fryre prej cdo gjeje qe jeton apo donte te jetonte dhe se arrin dot; edhe me keq se kaq, e ka nxitje nga cdo tellall i zi politik qe e mallkon kete vend cdo dite, madje uron qe te shkoje keq e me keq; flake e hi, i zi, e perkthen ai tjetri!!

Por ky vend, do vijoje te digjet prej mendjes e mendedise: Une, Ai, Ne, Ata e dogjen, Ti-Shteti e ke per detyre ta shuash!! Kush e mendon shtetin te tille, natyrisht zjarr do ndeze e zjarrin si politike do perdore!!

Të fundit