Flash News

KRYESORE

Shkrimi i ‘AFP’: Shumë shpejt, shqiponjën në Shqipëri do e gjeni vetëm te flamuri

Shkrimi i ‘AFP’: Shumë shpejt, shqiponjën në

“Është simboli kombëtar i Shqipërisë, por shqiponja së shpejti mund të gjendet vetëm në flamur”, kështu nis shkrimi i prestigjiozes ‘AFP’ për rrezikun e zhdukjes së këtij shpendi madhështor në vendin tonë.

Një shqiponjë në autostradat e Shqipërisë shitet nga 70 mijë deri në 100 mijë lekë të vjetra, ndonëse gjuetia është ndaluar prej vitesh. Shumica e blerësve janë pronarë restorantesh që i reklamojnë për të tërhequr sa më shumë klientë.

Këta pronarë shprehen të gatshëm për të paguar gjoba, por jo për të liruar nga kafazi shqiponjat dhe shkabat që blejnë.

Shqiponja e artë është një specie që mbrohet me ligj në Shqipëri, megjithatë, ajo konsiderohet në rrezik zhdukje në vendin tonë, ndryshe nga zonat e tjera në botë ku jeton. Nga 100 deri në 200 çifte shqiponjash të arta që ka patur në vend përpara vitit 1990, sot ky numër është përgjysmuar.

Të fundit