Flash News

KRYESORE

Shkrimi i Politiko.al për ‘Aviacionin’, Berisha: Gjiknuri mori 100 mijë euro për emërimin e Krislen Kerit

Shkrimi i Politiko.al për ‘Aviacionin’, Berisha: Gjiknuri mori

Më 4 nëntor, Politiko.al publikoi lajmin për garën e kreut të Autoritetit të Aviacionit Civil, ku kandidat kryesor për t’u shpallur fitues ishte Krislen Keri, ish-drejtor i Projekteve në Ministrinë e Infrastrukturës në kohën e Edmond Haxhinastos.

Ky rast u veçua nga portali për shkak të lidhjes së detyrës që mbante Krislen Keri në 2016-ën në ministri, tenderit që kishte fituar kompania e babait të tij për mirëmbajtjen e rrugës Plepa-Rrogozhinë dhe aksidentit të ndodhur me pasojë vdekjen e dy fëmijëve të mitur pranë karburantit të familjes Keri, në të njëjtën rrugë që mirëmbahej nga kompania e tyre.

Ditën e djeshme, për këtë rast ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me akuzën e tij shkon larg kur thotë se ministri aktual i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka marrë 100 mijë euro ryshfet për emërimin e Kerit në krye të Aviacionit. Berisha e akuzon Kerin për vrasje, ndërsa publikon mesazhin e mbërritur në llogarinë e tij ku hidhen dyshime se ish-drejtori ka falsifikuar cv-në.

Lajmi i publikuar më 4 nëntor: Gara për Aviacionin Civil, kandidati kryesor i përfshirë në skandalin që u mori jetën dy fëmijëve

 

Të fundit