Flash News

KRYESORE

Shkrimi i Politiko.al, reagon ‘Mother Jones’: Kemi marrë para nga George Soros, por jo aq sa pretendohet

Shkrimi i Politiko.al, reagon ‘Mother Jones’: Kemi marrë para

Revista e ekstremit të majtë në Amerikë, ‘Mother Jones’, e cila publikoi dy ditë më parë një artikull ku pretendohet se Partia Demokratike ka përdorur lidhjet ruse në SHBA për të siguruar një foto të kryetarit Lulzim Basha me presidentin Donald Trump, ka reaguar pas raportimit të Politikol.al se fondacioni ku ajo bën pjesë është paguar 1.16 milion dollarë nga mandati George Soros.

Duke vendosur në reagimin e saj zyrtar ‘link’-un e shkrimit të Politikos, Mother Jones pranon se ka marrë në të kaluarën para nga Soros, por jo në shifrën e publikuar nga media shqiptare.

“Një publikim pretendon se reportazhi i Mother Jones është i njëanshëm sepse ka marrë 1.16 milion dollarë donacione nga demokrati George Soros. Mother Jones nuk ka marrë mbështetje prej vitesh nga organizatat e Soros, por kur e ka bërë, shuma ka qenë shumë më pak se kjo”, thuhet në reagimin e revistës amerikane.

Në reagim pasqyrohet edhe intervista që gazetarët e kësaj reviste kanë dhënë për ‘Shqiptarja.com’, si dhe deklaratat e Partisë Demokratike, Ambasadës së Rusisë në Tiranë dhe deputetit demokrat Gent Strazimiri.  

Raportimi i Politiko.al: Revista amerikane që ‘gjeti’ lidhjet PD-Rusi, ka marrë 1.1 milion USD nga George Soros

Reagimi i Mother Jones (në anglisht): After a Mother Jones Investigation, a Right-Wing Albanian Party Attacks

Të fundit