Flash News

KRYESORE

Shkrimtari Erebara: Shqipëria vuan krimin, drogën, mafien; studentët nëse s’ kanë kërkesa politike, të ngrohen me drutë e Taulantit

Shkrimtari Erebara: Shqipëria vuan krimin, drogën, mafien;

Shkrimtari Rudi Erebara, e sheh protestën e studentëve përtej tetë pikave të tyre. Sipas tij, problematike sot në Shqipëri është krimi, droga dhe mafia, ndaj duhet parë në këndvështrim më të gjerë e gjitha, përfshirë këtu dhe kërkesat e të rinjve.

Në një reagim në Facebook, Erebara shkruan; “Sapo u ktheva nga të gjitha protestat e Tiranës. Partia Demokratike nuk duhet të mbështesë më asnjë protestë nëse do të marrë votë. Protestat e sotme janë byrek me gjize edhe tëhollje te Ramës. Nëse studentet kanë dalë të permirsojne kushtet e jetesës, kete t'ia kerkojne prindeve.

Shqiperia sot vuan krimin, drogen, mafien. Nese nuk kane kërkesa politike, të rrinë aty të ngrohen me drutë e Taulantit”.

Kujtojmë që studentët po protestojnë sot në ditën e nëntë, duke i kërkuar qeverisë plotësimin e tetë kërkesave të tyre, që nga ulja e tarifave te përmirësimi i kushteve në konvikt, duke refuzuar dialogun me kryeministrin Edi Rama.

Të fundit