Flash News

KRYESORE

Shkrimtari i njohur del nga spitali: Pas dy muajsh, u shkëputa nga nata e pështirë e tumoreve dhe polipeve

Shkrimtari i njohur del nga spitali: Pas dy muajsh, u shkëputa nga nata e

Shkrimtari i njohur, Bardhyl Londo ka dhënë lajmin e mirë se pas dy muajsh probleme shëndetësore, ai i është rikthyer jetës normale.

Ndërsa tregon se i është kthyer edhe tavolinës së punës, shkrimtari u shpreh mirënjohjen kujdesit të mjekëve dhe familjarëve të tij.

“Te dashur miq!

Me 10 qershor u mbushen plot dy muaj qe kur mjeku i pashoq dhe njeriu i mrekullueshem Edmond Celiku se bashku me stafin e tij me te mire bene te gjitha perpjekjet per te me shkeputur nga nata e tmerrshme dhe e peshtire e tumoreve dhe polipeve. Por ky ekip i shkelqyer do ta kishte veshtire pa vemendjen dhe deshiren tuaj per te me ndihmuar,pa perkujdesjet e te afermve te mij qe nuk me lane vetem asnje sekonde,pa torturen e vajzave te mija qe i gdhinin netet e gjata ne spitale. Flm.te gjitheve.

Sot,per here te pare pas dy muajsh, fillova ritualin e zakonshem,u ula ne tavolinen e punes. Eshte bukur ketu mes jush megjithse e di qe kryqin tim te kryqezimit e mbaj gjithmone mbi supe”, shkruan në rrjetet sociale Londo.

Të fundit