All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Shkrimtari kërkon pjesëmarrje masive në protestë: Të tregojmë që krimin e mbron qeveria

Shkrimtari kërkon pjesëmarrje masive në protestë: Të
All - Paragraf - 1

Shkrimtari Rudi Erebara kërkon pjesëmarrje masive në protestën që do të organizohet sot në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.

All - Paragraf - 3

Erebara thekson se numri i qytetarëve në protestë ka shumë rëndësi dhe në radhë të parë ajo duhet të mbeshtetet nga Tirana.

“Ta mbyllim sot një herë e mirë çdo shpresë se kjo diktature, kjo mafie, vjedhje, grabitje me dhunë, shitja e Shqipërisë, shitja e votës, nxjerrja në rruge nga shtëpia si Enver Hoxha në 1945, bandat që kontrollojnë Parlamentin, nuk kanë ku shkojnë më”, thotë Erebara.

Ai thekson se pjesëmrrja në protestë do të tregojë se nuk janë qytetarët ata që mbrojnë krimin, por është qeveria.

Reagimi i plotë i Rudi Erebarës:

Pse duhet te dalim sot te gjithe ne proteste?

Sepse ka shume rendesi numri i qytetareve. Sot protesten e opozites duhet ta mbeshtese ne radhe te pare Tirana. Ta mbyllim sot nje here e mire cdo shprese se kjo diktature, kjo mafie, vjedhje, grabitje me dhune, shitja e Shqiperise, shitja e votes, nxjerrja ne rruge nga shtepia si enver hoxha ne 1945, bandat qe kontrollojne parlamentin, nuk kane ku shkojne me.

Sistemi ka rene. Shteti po mbahet pas litarit te rrogave.

Te dalim sot si qytetare te Tiranes t'i themi gjithe Shqiperise se ketu ka rene shteti. Se nuk e njohim parlamentin e mafies. Se nuk ka per te fituar me mafia ne asnje zgjedhje. Sepse nuk ka zgjedhje me mafien.

Te dalim te mbeshtesim opoziten, qe te detyrojme opoziten te mos perkulet nda presioni nderkombetar per stabilitet me cdo kusht.

Jo. Te dalim sot, per demokraci me cdo kusht. Prandaj eshte shume i rendesishem numri. Duhet te jemi shume te tregojme se nuk jemi ne ata qe vjedhin aeroporte por eshte qeveria. Nuk jemi ne ata qe mbrojne krimin, por qeveria. Edhe me kete qeveri nuk ka zgjedhje.

Te dalim t'i japim fund. Zgjedhje te reja. Zgjedhje te ndershme.

Të fundit