Flash News

KRYESORE

Shkrimtari Kim Mehmeti: Bashkëpunëtorët në Shqipëri ndihmuan Gruevskin të arratisej

Shkrimtari Kim Mehmeti: Bashkëpunëtorët në Shqipëri

Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti, i ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës ka folur për arratisjen e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevskit.

Pyetur nga gazetarja Beti Njuma, Mehmeti u shpreh se Gruevski u arratis me ndihmën e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Shqipëri.

Sipas Mehmetit, ish-kryeministri i beson më shumë shqiptarëve sesa serbëve.

“Ai këtu ka kaluar me ndihmën e shqiptarëve, sepse në shtëpinë tënde nuk mund të vijë as hajduti të hyjë të vjedhë nëse nuk ke ndonjë garant brenda në shtëpi. Ai këtu ka hyrë dhe ka kaluar me ndihmën e shqiptarëve të atjeshëm dhe të shqiptarëve këtu.

Gruevski më shumë u beson shqiptarëve sesa serbëve, nuk ka kaluar nga Serbia ku gjithashtu kalohet me letërnjoftim. Nuk u beson atyre aq, apo nuk ka miqësi aq të afërt, aq vllazëri të ngushtë sa me tonët”, sqaroi Mehmeti.

Shkrimtari, në fund shtoi se në Maqedoni e Shqipëri, hajdut nuk është ai që vjedh 100 milionë euro, por ai që merr 15 euro.

Të fundit