Flash News

KRYESORE

Shkrimtari shprehet i zhgënjyer: Nëse fiton sërish Veliaj, pres biletën dhe iki në Itali

Shkrimtari shprehet i zhgënjyer: Nëse fiton sërish Veliaj, pres

Shkrimtari Rudi Erebara thotë se protesta e opozitës po bëhet për demokraci, ndërkohë që njerëzit nuk kanë më durim të presin. Në studion e ‘Fax News’, ai u shpreh: “Kërkohet demokraci. Mjetet ndoshta janë të paqarta. Njerëzit i ka kapur padurimi dhe nuk kanë faj, e duan sot.”

Erebara tha gjithashtu se nëse Erion Veliaj fiton sërish bashkinë e Tiranës, ai do të largohet përgjithonë në Itali, pasi do të ndodhet përpara faktit se një pjesë e popullsisë kërkon që Shqipëria të mos ndryshojë, por të qëndrojë në këtë situatë ku ndodhet sot.

“Në rast se, larg qoftë, fiton Erion Veliaj bashkinë e Tiranës, të nesërmen në mëngjes unë pres biletën dhe do të iki në Itali përgjithmonë. Sepse do të jemi përballë një fakti të kryer që kemi një pjesë të popullisë që do që ky vend të rrijë. E kemi provuar ne këtë në diktaturë. Diktatura nuk ishte vetëm Enver Hoxha dhe disa banditë, ishin me mijëra njerëz që vranë disa mijëra të tjerë”, tha ai.

Shkrimtari beson se sistemi në Shqipëri ndodhet në fazën e fundit dhe më kritike.

Të fundit