Flash News

KRYESORE

Shkrimtari shqiptar mbush 75-vjeç, presidenti Meta: Personalitet me ndikim cilësor qytetar dhe intelektual

Ditën e sotme shkrimtar Kiço Blushi feston 75-vjetorin e tij të lindjes. Presidenti Ilir Meta, teksa e konsideron personalitet me ndikim cilësor qytetar dhe intelektual, i uron jetë të gjatë e suksese në krijimtarinë e tij.

Urimi i Presidentit Ilir Meta: 

Sot Kiço Blushi bën 75 vjeç. Ai është shkrimtar protagonist i brezit të ndryshimit modernizues në letërsinë shqipe, prozator përfaqësues, skenarist me rol të shquar në historinë e kinemasë shqiptare, me filmat e të cilit si “Beni ecën vetë”, “Nëntori i Dytë”, “Çifti i lumtur”, “Koncert në vitin 36”, “Në shtëpinë tonë” e plot të tjerë me të cilët jemi rritur dhe edukuar.

Por Kiço Blushi është edhe personalitet me ndikim cilësor qytetar dhe intelektual, që mori dhe ushtroi me përkushtim e përgjegjësi publike në momente kyçe për fatet e vendit.

Gëzuar i dashur Kiço, jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë tuaj!

Të fundit