Flash News

KRYESORE

Shkrimtari shqiptar në italishte. Promovon romanin në Panairin e Torinos

Shkrimtari dhe përkthyesi Virgjil Muçi ka parë një prej librave të tij të fundit të përkthehet në gjuhën italiane. Romanin 'Pirmaida e shpirtrave', të botuar në vendin fqinj, dhe të përkthyer nga Ada Prizreni, shtëpia botuese Besa e ka paraqitur në Sallonin e Librit në Torino.

Veprimtaria e paraqitjes së librit është zhvilluar në mjediset e fondacionit Nocentini, Polo '900, dhe është organizuar në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Besa". Takimin e ka hapur drejtori i entit botues italian, Livio Muci.

Në takim merrnin pjesë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe dashamirës të letërsisë dhe të shkrimtarit.

Virgjil Muçi është fitues i disa çmimeve kombëtare në fushën e kinematografisë, krijimtarisë letrare dhe të përkthimit, më i fundit ndër ta çmimi letrar kombëtar 'Kadare' që jepet nga Instituti Europian 'Pashko'. Ai është autor i 17 librave ku përfshihen proza e shkurtër dhe e gjatë, poezia, kinematografia dhe kritika letrare.

Kontributi i tij është intensiv në fushën e përkthimit, me 37 tituj, nga gjuhë dhe autorë të ndryshëm, si: Sontag, Lindgren, Bukowski, Albahari, Kagan, Edgar, Rothschild, Dickens, Christie, Candito, Salleo etj.

Ai është i pranishëm në shtypin e përditshëm dhe atë periodik me shkrime kryesisht nga fusha e kulturës.

Të fundit