Flash News

KRYESORE

Shkrimtari takon personazhin. Ylljet Aliçka vizitë në shtëpinë e të mbijetuarës së fundit të familjes Popa

'Prekës' e quan shkrimtari Ylljet Aliçka takimin me Maria-Ermioni Popën, të mbijetuarën e fundit të gjashtë anëtarëve të familjes Popa, e cila u fut në ambasadën italiane në vitin 1986, dhe qëndruan aty për disa vjet derikur morën leje nga autoritetet për tu shpërngulur në Itali.

Takimi mes Aliçkës, shkrimtar dhe ish-ambasadori i Shiqpërisë në Francë, nuk është as rastësi dhe as diçka e zakonshme. Ai është autori i 'Valsi i lumturisë', një roman që ka në qendër dramën e familjes Popa, futjen e tyre në ambasadë dhe ikjen në Itali pas një odiseje diplomatike mes Shqipërisë komuniste dhe Italisë 'kapitaliste'.

 

Të fundit