Flash News

KRYESORE

Shkrimtari Zija Çela për Edi Ramën: Po qeveris me 100 ujqër që nuk po ngopen me mishin e fukarenjve

Shkrimtari Zija Çela për Edi Ramën: Po qeveris me 100

Zija Çela konsiderohet një prej shkrimtarëve më të mirë të kohës dhe sot ka qenë i ftuar në emisionin ‘A Show’, ku ndër të tjera ka folur edhe për situatën politike. Çela tha se problemi aktual i vendimmarrjes në Shqipëri është kryeministri Edi Rama.

Ai kujton se si kishte kundërshtuar vite më parë Partinë Demokratike kur i kërkoi Edi Ramës dorëheqjen si kryebashkiak për shkak të përmbytjes që shkaktoi në Tiranë hapja e digës së liqenit artificial, por sot situatën e sheh ndryshe. Shkrimtari thotë se Rama po e qeveris vendin me 100 ujqër dhe 100 arinj që nuk po ngopen me mishin e fukarenjve.

“Kanë kaluar shumë vite te zotit Rama në karrierën politike dhe gjashtë vite si kryeministër. Më duket sikur Rama po e qeverisë vendin me 100 ujqër dhe 100 arinj dhe, të cilëve nuk i hy në sy mishi i deleve dhe nuk po ngopen me mishin e fukarenjve. Kjo e ka përhapur më tej skamjen. Për retorikën e tij është i hatashëm, por ka kohë që po shfaqet shpërdorues i pushtetit”, u shpreh Zija Çela.

Zija Çela tha se problemi në Shqipëri nuk është sistemi, por njerëzit që e drejtojnë atë.

Të fundit