Flash News

KRYESORE

Shkrimtarja Açka ‘thumbon’ qeverinë për Teatrin Kombëtar me monumentet nga Firence: Merrni shembuj më inferiorë, se po qeshin edhe qentë e rrugës nga karantina

Shkrimtarja Açka ‘thumbon’ qeverinë për Teatrin

Shkrimtarja Flutura Açka, sjell në Facebook disa foto të monumenteve arkitekturore nga Firenze e Italisë, për të paralelizuar me kërkesën për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Duke folur për Teatrin, Açka shkruan se politikanët tanë nuk duhet të marrin shembuj Firenzen, por shembuj më inferior, pasi aty nuk mund të ngulësh asnjë gozhdë, sa i përket mbrojtjes së monumenteve.

Mes ironisë, Açka nënvizon: Dhe herë të tjera politikanët tanë të marrin mundësisht shembuj më inferiorë, jo Firenzen, se qeshin edhe qentë e rrugës nga karantina.

Reagimi i plotë

Meqenëse njëfarë politikani ynë që nga nxitimi ha edhe frymën që nxjerr nga goja, e që mëton të na bindë ne antishembësat e memories historike të Tiranës, duke iu referuar “shembjeve” joinferiore të Firenzes, po ju sjell disa foto të fundit prej saj. Dhe ju siguroj se në Firenze nuk mund të ngulësh a shkulësh një gozhdë. Po të qe kështu, Boeri fiorentin nuk vinte të bënte kulla në Tiranë, por i kishte bërë në Firenze. Shijojini, miq, dhe mbroni Teatrin Kombëtar, të tjerat janë përralla liliputësh... dhe herë të tjera politikanët tanë të marrin mundësisht shembuj më inferiorë, jo Firenzen, se qeshin edhe qentë e rrugës nga karantina. Foto, Firenze janar 2020

Të fundit