Flash News

KRYESORE

Shkrimtarja e njohur revoltohet me prezantueset shqiptare: Zhveshja në programe, zgjedhje e tyre apo e shefave?

Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka është shprehur e revoltuar sa i takon programeve të sportit në televizionet shqiptare, të moderuara nga disa prej prezantueseve.

Shkrimtarja kritikon mënyrën e veshjes së tyre para shikuesve, çka sipas saj dalje të tilla në në publik nuk të zë syri në ekranet holandeze (duke qenë se shkrimtarja jeton mes Shqipërisë dhe Holandës).

Madje, ajo i këshillon vajzat që veshje të tilla që përdorin sot prezantueset shqiptare t’i ruajnë për mbrëmje diskotekash dhe në plazhe “sepse kështu mbrojnë disi nga strabikët mentalë mikeshat e tyre të heshtura pas ekraneve”.

Reagimi i plotë:

Vajzat e kujt sporti?

Të jetë kjo zhveshje në programe kryesisht për burra - programet e sportit në tv shqiptare - nje zgjedhje e tyre? Apo e shefave të tyre? Vajzat e sportit i drejtojnë këto programe, besoj unë, sepse e njohin fushën e tyre, jo të jenë objekt që t’u kujtojë lukunisë, ndonjëherë shumë të uritur, çfarë u mungon. Dhe të zgjuar nga adrenalina e lojës, hedh sytë te e bija, te e shoqja, të fqinja, te sekretarja, dhe përdhunimi i duket sport i tij. Në njëzet vjet në Holandë, nuk më ka zënë syri kurrë, komentatore sporti të zhveshura kështu, madje asnje grua të zhveshur telelevizioni. E kuptoj, këtyre vajzave të mira, u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të egra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e mia që nuk duken më andejpari ekraneve se janë “plakur”.

Por unë do t’u lutesha që t’i ruanin këto fustane për mbrëmjet e diskotekat a plazheve të shumtë, sepse kështu mbrojnë disi nga strabikët mentalë mikeshat e tyre të heshtura pas ekraneve. Ua kam hequr fytyrat vajzave sepse nuk e kam personale me to - mund të jenë plot që nuk m’u ka zënë syri - por e kam me ethet e pështira të ekraneve, që ma kujtojnë mua të parës, dhe në grave shqiptare, se çfarë është femra. Mua, që kam shkruar libra mes të tjerash për lirinë dhe emancipimin e gruas shqiptare.

Të fundit