Flash News

KRYESORE

Shkrimtarja e njohur shqiptare humb djalin e vetëm, dedikimi prekës në rrjetet sociale: S’e pranoj dot!

E kishte të vetëm dhe në lule të rinisë, kur një sëmundje e rrallë ia mori përgjithmonë qenien më të dashur që kishte.

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka humbur djalin e saj të vetëm, 18 vjeç si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ka qenë vetë shkrimtarja, ajo e cila ka dhënë lajmin e kobshëm, e cila i bën të birit edhe një  dedikim ngjethës.

Postimi i Açkës:

Miqtë e mi,

Mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta Biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit. Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé. Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush. Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri. Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit qershor. Flutura

 

Të fundit