Flash News

KRYESORE

'Shkrirja' e drejtorive bujqësore, reagon ish-ministri: Favorizon rrjetat klienteliste të pushtetit

'Shkrirja' e drejtorive bujqësore, reagon ish-ministri: Favorizon

Qeveria vendosi të shkrijë 13 drejtoritë bujqësore duke kaluar në 4 agjenci rajonale të seksionit bujqësor dhe 4 të veterinarisë e mbrojtjes së bimëve.

Për ish-ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti ky është vetëm fillimi i shkallmimit strukturor të saj dhe se me këtë vendim do të ketë një ulje të ndjeshme të eksporteve dhe rritje të konsiderueshme të importeve.

“Asgjësimi i shërbimeve qendrore veterinare dhe të mbrojtjes së bimeve në Ministrine e Bujqësisë, ishin vetem zanafilla e shkallmimit strukturor te saj. Sepse seria e dytë e shpartallimit, shkrirja e Drejtorive te Bujqesise, u shpall dhe u nis dje nga Kryeministri ne Elbasan. Përveç kokës, tani bujqësisë po i shkulen duart dhe këmbët. Me këtë hap me mijëra bujq dhe blegtore mbeten të pa mbrojtur nga infeksionet dhe të pa mbeshtetur me teknologji dhe keshillim.... Një rrënim i garantuar dhe një disfatë e sigurt.!! Në vend te strukturave teknike bujqësore të kapilarizuara po na mbijnë Mega - Kioskat e propagandes, dhe po ngrihen rrjetet dhe rrjetat klienteliste te pushtetit... Rezultati.. Eksportet ne pikiate, importet ne rritje, prodhime bujqesore qe nuk shiten por flaken, fshatra qe braktisen”, ka deklaruar Edmond Panariti.

Të fundit