Flash News

KRYESORE

Shkrirja e ministrisë së Bujqësisë, reagon ish-ministri: Masakër strukturore e paparë!

Shkrirja e ministrisë së Bujqësisë, reagon ish-ministri:

Qeveria “Rama 2” nuk ndryshoi shumë ministra, por përfshiu shkrirje drejtorish e bashkim ministrish.

Një ndër to ishte dhe Ministria e Bujqësisë, e cila pati një shkrirje të ndjeshme të drejtorive.

Edmond Panariti, ish ministër i Bujqësisë ka reaguar për ndryshimet e institucioneve, që sipas së cilit e kanë lënë ministrinë pa gjymtyrë, mision dhe vizion.

“Kjo "masakër" strukturore e paparë, mjerisht u gatua "ex catedra", pa pyetur fermerët, specialistët, profesorët dhe kërkuesit universitarë të fushës , pa marrë parasysh projektet e mbështetjes nga BE dhe donatorët të cilët vepronin dhe veprojnë mbi këtë shtrat institucional”, shprehet Panariti, duke shtuar më tej se pritet paralizë e shërbimeve ndaj fermerëve.

Reagimi i plotë i Edmond Panaritit:

Një Ministri e Bujqësisë , pa gjymtyrë, pa mision dhe vizion është ajo çka mbetet pas "zhdukjes" së pakuptimtë të Drejtorive të Bujqësisë dhe Bordeve të ujitjes dhe kullimit në qarqe, pas asgjësimit më një të rënë lapsi të shërbimit qendror veterinar, shërbimit të statistikave bujqësore, mbrojtjes së bimevë, shërbimit të ndihmës dhe këshillimit të fermereve.

Kjo "masaker" strukturore e paparë, mjerisht u gatua "ex catedra," pa pyetur fermerët, specialistët, profesorët dhe kërkuesit universitarë të fushës , pa marrë parasysh projektet e mbështetjes nga BE dhe donatorët të cilët vepronin dhe veprojnë mbi këtë shtrat institucional.

 Ajo që pritet të ndodhë është paraliza e shërbimeve ndaj fermereve dhe Agrobiznesit, por më e rënda dhe e paevitueshme është lënia e bujqësise blegtorisë terësisht të pambrojtura ndaj sëmundjeve, infeksioneve dhe kërcënimeve të motit. Bujqësia rrezikon të rrëshqasë në kaos dhe pasiguri. Kirurgu e "përfundoi" operacionin por pacienti mjerisht vdiq.

Të fundit