Flash News

KRYESORE

Shkruani peticione sa të doni sepse themeluesi i Snapchat as nuk do t`ia dijë fare

Përditësimet e reja të Snapchat kanë bërë që e gjithë bota t`i versulet themeluesit të Snapchat pasi tanimë të gjitha postimet e miqve dalin tek rubrika e mesazheve dhe postimet e personazheve të njohur dalin në një dritare tjetër.

Më shumë se 1 milion njerëz plotësuan peticionin që kërkonte rikthimin e modelit të mëparshëm të rrjetit social dhe vetëm në pak ditë, aplikacioni mori mbi 200.000 vlerësime me 1 yll nga 5 gjithsej (one-star-rating) në App Store.

Në një konferencë mbi Teknologjinë dhe Internetin në San Francisco, Evan Spiegel dukej se nuk po i bënte aspak përshtypje gjithë ky revoltim i përdoruesve.

“Qëllimi ynë ishte të krijonim një ndarje midis bisedave private dhe profileve të njerëzve më të njohur në botë. Dikush shkruante se ‘Auuu, më dukejsikur vip-at i kisha miq, ndërsa tani nuk i kam më’, dhe pikërisht kjo është filozofia e modelit të ri të Snapchat-it: Ata nuk janë miqtë tuaj!”, ka thënë Evan.

Të fundit