Flash News

KRYESORE

Shkrumbohet qendra sportive e ekipit të Flamengos, humbin jetën 10 futbollistë

Shkrumbohet qendra sportive e ekipit të Flamengos, humbin jetën 10

Qendra sportive e ekipit brazilian të Flamengos është  përfshirë nga flakët, duke u shkaktuar vdekjen 10 personave, ndërkohë që të tjerë raportohen të jenë plagosur.

Viktimat nga tragjedia në Brazil ende nuk janë identifikuar, por policia flet për djem të skuadrave të të rinjve, futbollistë deri në moshën 17 vjeç.

Sipas Departamentit të Zjarrfikëses së qytetit, thirrja për ndihmë erdhi në mëngjes, por flakët u vunë nën kontroll vetëm pas dy orësh, ku thuajse ishte djegur gjithçka.

Në këtë kompleks ishte deri një vit më parë edhe talenti i Realit të Madridit, Vinicius Junior, i pari që ngushëlloi Flamengon për ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në kompleksin futbollistik, por po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit